
10 projektet me te vecanta arkitekturore per 2018
Ekzistojnë disa ndërtesa mjaft të mahnitshme që po ndërtohen në mbarë botën ose që kanë përfunduar së fundmi, ku disa prej tyre sfidojnë ligjet e gravitetit.
Në botë po ndërtohen gjithnjë e më shumë kulla dhe ndërtesa të larta të cilat gjithashtu përmbajnë struktura inovative dhe mjaft të veçanta. Këto projekte gjigande në të njëjtën kohë kanë arritur të ndërthurin mjaft mirë ambjente dhe funksione të ndryshme në një ndërtesë të vetme. Tashmë vende të ndryshme po tentojnë të krijojnë projekte të veçanta arkitekturore të cilat përshtaten me kohën dhe shfaqin elementë bashkëkohorë dhe inovativë që lidhen me strukturën, formën, llojet e shërbimeve, teknologjisë dhe elementë të tjerë që nuk shihen në ndërtesa të tjera.
Kulla Jeddah, Jeddah, Arabia Saudite
E lartë 1007 metra, Kulla Jeddah do të ketë më shumë se 200 kate me majën më të lartë të vëzhgimit në botë në katin e 157-të. Ajo do të strehojë hapësirë për zyra, apartamente luksoze, një hotel, një observator dhe është planifikuar të përfundojë në vitin 2019.
Dubai Pearl, Dubai
Dubai Pearl ka 73 kate në 4 kulla që ngrihen deri në 300 m, një projekt unik, me përdorim të përzier me zyra, rezidenca, restorante, dyqane si dhe ambjente argëtimi dhe shplodhëse. Dubai Pearl gjithashtu thuhet se është projektuar për të siguruar banesa për 29.000 njerëz. Një veçanti tjetër e këtij projekti është një urë e cila ndodhet në majën e ndërtesës dhe lidh katër kullat me njëra tjetrën.
Kulla Agora, Taipei
Kulla Agora është një ndërtesë luksoze prej 20 katesh dhe njihet gjithashtu si ndërtesa më ekologjike duke qënë se në çdo kat të saj gjendet në një kopësht. Karakteristikë tjetër unike e këtij projekti është forma e ndërtesës, ku shfaqet një strukturë e dyfishtë e ndërthurur e cila ngjason me formën e dyfishtë spirale të ADN-së.
Resorti malor Dawang, Changsha, Kinë
Një prej ndërtesave më të pazakonta është ajo e resortit malor Dawang, e ndërtuar mbi një gurore të vjetër me një ujëvarë 200 këmbë të lartë. Ky projekt i ndërtuar për të mbuluar dy shkëmbinj, kombinon një zonë për ski, një park ujor dhe një hotel, restorante dhe dyqane të ndryshme.
Aeroporti i Ri i Stambollit
Aeroporti i ri i Stambollit është projektuar për të përballuar rreth 150 milionë pasagjerë çdo vit. Me vendodhje 22 milje larg nga Stambolli në bregun e detit të Zi, aeroporti do të ketë 6 pista dhe pritet tu shërbejë 90 milion pasagjerëve në një vit dhe tashmë ka pak kohë që ka përfunduar dhe pritet të kryejë fluturimet e para.
Dubai One Tower
Një ndërtesë tjetër e cila ndodhet në linjën e ndërtesave super të larta, Dubai One Tower do të jetë kulla më e lartë e banimit në botë me rreth 711 metra, kur të përfundojë. Për të strehuar 78.000 banorë, kulla do të ketë 885 apartamente. Gjithashtu do të ketë një hotel dhe një qendër tregtare brenda saj. Vendpushimi i brendshëm i skive do të jetë më i madhi në botë me një pjerrësi të pabesueshme prej rreth 1.2 km.
Forest City, Johor, Malajzi
Forest City i quajtur ndryshe Qyteti i Pyjeve është një nga projektet më të mëdha të bonifikimit të tokës në botë, i cili konsiston në ndërtimin e 4 ishujve të rinj nga 1400 hektarë tokë të ripërtërirë në një gji midis Malajzisë dhe Singaporit. Projekti po realizohet nga Country Garden View Pacific dhe parashikohet të strehojë deri në 700,000 banorë pas rreth 20 viteve të cilat nevojiten për ndërtim.
Eko Atlantic City, Lagos, Nigeri
Eko Atlantic City synon të ndërtojë një qytet të ri jashtë brigjeve të Lagosit për ndërtimin e të cilit do të përdoren 10 milionë metra katrorë.
Millennium Village, Tangerang, Indonezi
Millenium Village është një qytet inteligjent global që promovohet në Tangerang jashtë rrugës Tollasi në Xhakarta-Merak. Hapësira e zyrave është e vendosur nëpër jo vetëm një, por tre kullave të larta, kulla Gateway 75 katëshe, kulla Super Tower me 75 kate dhe kulla Ikonike me rreth 100 kate. Kulla Ikonike është me të vërtetë një ndërtesë gjigande, e cila do të jetë ndërtesa më e lartë në Indonezi kur të përfundojë.
Projekti Ishujt Khazar, Azerbajxhan
Projekti Ishujt Khazar është një projekt gjigand që po zhvillohet në 41 ishuj artificialë, 25 km nga Baku, Azerbajxhan në Detin Kaspik. Projekti është planifikuar të ndërtohet mbi 2000 hektarë me ndërtesa të larta në disa ishuj dhe një plan vërtet të guximshëm i cili planifikon të ketë ura për të lidhur zonat e ndërtuara.
Më të lexuarat








